Mbërrijnë në Libohovë fletët e votimit, policia merr në ruajtje KZAZ-në

Një ditë më parë kanë mbërritur në Libohovë fletët e votimit dhe materialet e tjera zgjedhore.

Ato janë vendosur në Shtëpinë e Kulturës, ku është ngritur KZAZ-ja e Bashkisë Libohovë.

Në mbrëmje materialet ruhen nga oficerë të policisë.

Për këto zgjedhje, në Bashkinë Libohovë kanë të drejtë vote 5860 persona, ndërsa do të votohet në 12 qendra.

/Libohova Online/