Mbi 100 zjarre vetëm në muajin gusht në Gjirokastër

Mbi 100 vatra zjarri dhe mijëra hektarë me pisha të djegura vetëm në muajin gusht në Gjirokastër.

Për fat të mirë nuk pati dëme në banesa dhe në njerëz, por dëmi në natyrë është i pallogaritshëm.

Me logjistikë të dobët, infrastrukturë të vështirë, të paktë në numër, por megjithatë forcat zjarrfikëse thonë se bënë gjithçka mundën.
“Ne vetëm në muajin gusht kemi pasur 87 vatra zjarri, 3 zjarre të tjera në godina si dhe tre ndërhyrje në shtëpi, Ndërhyrjet operacionale kanë qenë mbi 100”.

Sipas shefit të zjarrfikësve Kujtim Bizhga, shumica e zjarreve kanë qenë të qëllimshëm nga banorë të zonës. “Zjarret nuk i shkaktoi natyra, por dora e njeriut në shumicën e rasteve”, thotë ai.