Mbjellja e kanabisit, policia takohet me të zgjedhurit lokal në Libohovë
March 22, 2016
Takimi kishte për qëllim rritjen e bashkëpunimit me Policinë e Shtetit për të parandaluar kultivimin e lëndëve narkotike. Në takim merrte pjesë edhe kryebashkiakja Luiza Mandi.
Ajo u shpreh se edhe pse Libohova nuk është në hartën e zonave problematike për kultivimin e kanabisit, bashkia do të bashkëpunojë me policinë për të evidentuar çdo rast të mundshëm.
Takimi i sotëm është në kuadër të një fushate që policia ka ndërmarrë me përfaqësuesit e pushtetit lokal, për të luftuar fenomenin e kultivimit të kanabisit.0