Mblidhet Këshilli Bashkiak i Libohovës, vendime për strukturën dhe buxhetet

Keshilli Bashkiak i LibohovesKëshilli Bashkiak i Libohovës zhvilloi sot mbledhjen e tij të dytë që pas konstituimit një javë më parë.

Në rend të ditës ishin disa çështje për t’u shqyrtuar, por më kryesorja kishte të bënte me miratimin e strukturës së administratës së Bashkisë.

Kjo strtukturë është e përkohshme deri në fund të këtij viti, ndërkohë që me buxhetin e ri të vitit 2016 pritet të ketë edhe ndryshime. Vendimi u mor me vota unanime të të gjithë këshilltarëve.

Po kështu u miratua edhe bashkimi i buxheteve të dy komunave që u shkrinë në Bashkinë e madhe të Libohovës./Libohova Online