Mblidhnin murriz në territorin grek, policia kthen mbrapsht libohovitët

tmp_1253-img_81571198656014Prej këtij muaji e në vijim gjatë gjithë verës shumë libohovitë kanë si mundësi të vetme punësimi mbledhjen e bimëve medicinale. Më herët sezoni nis me mbledhjen e murrizit, ndërsa më pas vijon me sherebelën, rigonin, çajin etj.

Sot policia greke ka kthyer mbrapsht një grup libohovitësh, të cilit kishin kaluar kufirin në kërkim të murrizit. Ata janë pikasur nga rojet kufitare rreth 1 kilometër në brendësi të territorit grek dhe u është kërkuar të mos e kalojnë më kufirin për mbledhjen e bimëve medicinale.

Sipas autoriteteve të vendit fqinj kalimi i kufirit dhe shfrytëzimi i pasurive natyrore të tyre nga të huajt konsiderohet i paligjshëm. Murizi është një bimë medicinale që rritet kryesisht në lartësi të mëdha dhe zona të thella mes kufirit shqiptaro-grek

|Libohova Online|