Mbollën 80 rrënjë kanabis në oborrin e banesave, kapen dy të rinj nga Lazarati
July 28, 2019
![](https://www.libohovaonline.com/wp-content/uploads/2018/02/lazarati.jpg)
Dy të rinj nga Lazarati janë ndaluar nga policia. S.B. 26 vjeç dhe A.B, 21 vjeç, banues në fshatin Lazarat, dyshohet se kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për kultivim të kanabisit.
Policia e Gjirokastrës thotë se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre dy shtetasve, u gjetën fidanë kanabisi të kultivuar në oborr.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme.