Mbrojtja nga zjarret, ngrihet njësia Task Forcë në Gjirokastër

task forca gjirokasterPrefekti i Gjirokastrës Flamur Bime ka mbledhur sot krerët e bashkive të qarkut dhe institucioneve të tjera vendore për të ngritur njësinë Task Forcës Rajonale për parandalimin dhe përballimin e zjarreve gjatë stinës së verës.

Gjatë fjalës së tij Bime tha se kjo Task Forcë do të koordinojë dhe monitorojë gjithë punën e strukturave përgjegjëse si emergjencat civile, njësitë e qeverisjes vendore, policisë dhe forcave zjarrfikëse për të përballur çdo situatë të krijuar në rang qarku.

E pranishme në këtë takim ishte edhe kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi.