Mbyllen 4 pika therjeje në Gjirokastër, sekuestrohen 40 kg mish
October 18, 2017
4 pika therjeje janë mbyllur në qarkun e Gjirokastrës për mosplotësimin e kritereve, pas kontrolleve të ushtruara nga AKU duke e lënë këtë qark me vetëm një pikë therjeje të liçensuar dhe brenda të gjitha kushteve higjieno – sanitare.
Drejtori i AKU Gjirokastër Beso Brahimi thotë se pas kontrolleve është konfiskuar 40 kg mish i pavulosur, ndërkohë që inspektorët e AKU po kryejnë monitorimin e të gjithë dyqaneve të mishit.
Në të gjithë qarkun e Gjirokastrës operojnë 34 subjekte të tregtimit të mishit, të cilat po i nënshtrohen kontrolleve të AKU për plotësimin e kritereve të tregtimit. Sipas përfaqësuesve të AKU, shqetësues mbetet tregtimi i mishit nëpër fshatra, i therur nga vetë banorët dhe që mbetet jashtë kontrolleve veterinare.