Mbyllen hetimet për Spiro Kserën, dosja shkon në gjykatë

1462527652kseraSiç rrallë ndodh në gjykatat shqiptare me zyrtarët e lartë, ish-ministri Spiro Ksera po pret prej katër muajsh në paraburgimin e 313 nisjen në themel të procesit penal kundër tij.

Prokuroria e kryqytetit përfundoi hetimet dhe e dërgoi të pandehur ish-ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.

Së bashku me të do të gjykohen në dhomën penale edhe gjashtë të akuzuar të tjerë, ish-vartës të ish-zyrtarit të lartë, që sipas prokurorisë së kryeqytetit, kanë përpiluar aktivitete fiktive për të moshuarit dhe romët duke përfituar rreth 30 milionë lekë.

Prokuroria thotë në mbyllje të hetimeve se bëhet fjalë për 6 evente që do të zhvilloheshin përgjate korrikut 2013, projekt që është miratuar nga ministri i asaj kohe, Spiro Ksera i cili ka urdhëruar edhe komisionin e blerjeve të vogla për të filluar procedurat për kontraktimin e operatorit të specializuar të fushës.

Menjëherë më pas është lidhur kontrata e shërbimit më Ministrinë, thotë prokuroria, ku dhe janë përcaktuar me detaje edhe numri i ftesave apo posterave që nevojiteshin për realizimin e këtyre eventeve.

Dokumentacioni, shton prokuroria, përmes montazhit në foto është pasqyruar si aktivitet i zhvilluar trajtimi i 50 të moshuarve të “Shtëpisë së të Moshuarve” për të cilët duke falsifikuar dokumentat është raportuar sikur ata janë dërguar në shfaqje muze e më pas janë akomoduar për dy netë në qytetin e Durrësit.

Po në mënyrë fiktive është pasyqruar edhe realizimi i dramës “Të mjerët” për komunitetin rom, i cili në fakt ishte shfaqur më parë në një event tjetër.

Më tej duke paraqitur si shpenzim prodhimin e 5000 ftesave dhe 3 mijë posterave është depozituar si aktivitet në Institutin e të Verbërve, një takim i cili në fakt është zhvilluar me vetëm 10 fëmijë./tch