Mbyllen llogaritë e komunave, fondet i kalojnë Bashkive të reja

lekeee1Njësive vendore te vjetra (komunave) nuk do të kryehet më asnjë transaksion, ndërkohë që fondet e papërdorura do t’u kalojnë 61 Bashkive të reja të krijuara me ndarjen e re territoriale administrative.

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka nxjerrë urdhrin për procedurat e mbylljes së llogarive të njësive të qeverisjes vendore që do të shkrihen.

Sipas urdhrit, njësitë e qeverisjes vendore që do të shkrihen, duhet të paguajnë deri 7 korrik shpenzimet, qe jane kontraktuar deri me 30 qershor, si dhe të shlyejnë pagat dhe sigurimet shoqërore po brenda kësaj date.

Përveç fondeve të papërdorura deri më 7 korrik, në buxhetet e 61 Bashkive të reja do të kalojnë edhe të ardhurat nga biznesi i vogël, që mblidhen për llogari të qeverisjes lokale nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Ministria e Financave garanton se Bashkitë e reja nuk do të kenë probleme me financat.

Përveç fondeve ekzistuese, në dispozicion të tyre do të vihet edhe një fond prej 20 milion dollarë që do të përdoret deri në fund të këtij viti për nevojat e vendorëve.