Mbyllet sot edicioni i pare i “Traku Fest”, ja programi i dites se fundit

IMG_4113191406252Pas dy diteve plot me ngjarje dhe aktivitete, festivali i trashegimise kulturore “Traku Fest”, mbyll sot edicionin e tij te pare. Serish do te jete nje dite e pasur me evente. Konkretisht, shihni programin:

 

 

2 gusht 2014

11:00 Udhëtim i organizuar në Teatrin e Adrianopolit dhe qytetin antik të Antigonesë, ku dhe gjatë vizitës do të serviret një drekë tradicionale
(Nisja e autobusëve kryhet në sheshin Çerçiz Topulli)

11:00 TRAKU ekspozitë – Vizione të përthyera
të Luftës së Madhe
Ekspozitë fotografike
(Hyrja e qafës së Pazarit të Vjetër të qytetit)

11:00 TRAKU ekspozitë
Ekspozitë fotografike

11:00 TRAKU në shtëpi
Vizitë në shtëpitë tradicionale gjitokastrite, të hapura gjatë gjithë ditës
(Në cilindo orar, për më shumë info drejtohuni pranë TRAKU InfoPoint në sheshin Çerçiz Topulli)

11:00 TRAKU në këmbë
Për ata që do të dëshirojnë, ture hiking gjatë gjithë ditës
(Në cilindo orar, për më shumë info drejtohuni pranë TRAKU InfoPoint në sheshin Çerçiz Topulli)

11:00 TRAKU në qiell
Hedhje me parashutë – trajnerë të liçensuar do të ofrojnë hedhje me parashutë
(Në cilindo orar, për më shumë info drejtohuni pranë TRAKU InfoPoint në sheshin Çerçiz Topulli)

11:00 TRAKU aktiv
Në qafën e Pazarit të Vjetër, gjatë gjithë ditës do të ketë muzikë me DJ dhe do të shërbehen ushqim dhe pije. Gjithashtu, mund të takoni artizanë tradicionalë dhe të shihni nga afër produkte të traditës

17:00 TRAKU nëndhé
Vizitë në tunelet e luftes se ftohte, që kalojnë poshtë qytetit të Gjirokastrës, të cilët do të hapen për herë të parë për publikun

18:30 TRAKU konferencë
Seksion shkencor mbi historinë e jugut të Shqipërisë, nga antikiteti në ditët tona
(Në oborrin e shtëpisë së vjetër të Zekatëve)

20:00 TRAKU dokumentar
Shfaqje dokumentari nga Gëzim Erebara, filmuar nga Dhimitër Anagnosti me skenar të Ismail Kadare
(Në oborrin e shtëpisë së vjetër të Zekatëve)

21:00 TRAKU muzikor – OffChestra dhe Fanfara Tirana
Koncert live me grupet OffChestra dhe Fanfara Tirana
(Në Kalanë e Gjirokastrës)

23:59 TRAKU Dj Set deri në agim
Dj Kacerja
(Në Kalanë e Gjirokastrës)