Më e shtrenjta në botë/ Kjo është pica “23 karat” që kushton 640 euro

picccKush ka parë njoftimin në Facebook me siguri që ka pyetur veten: “Vërtet kjo picë kushton 500 euro? Çfarë ka ajo të veçantë?”. E ka propozuar këtë picë një piceri britanike që quhet “Pizza Go Go”.

Çfarë përmban? Havjar “Beluga”, karavidhe, karkaleca dhe një spërkatje prej ari 23 karat. Janë përbërësit e kësaj pice të propozuar nga “Pizza Go Go” dhe që i bën dërgesat në shtëpi. Çmimi përfshin shpërndarjen “me tapet të kuq” dhe një kamerier për shërbimin. Të gjitha për vetëm £500, dmth 640 euro.

Nuk mjafton të prezantohesh në një nga pikat e shitjes me kartë krediti. Pica duhet të porositet të paktën tre ditë përpara në zyrat qendrore të kompanisë. Do t’[jua sjellin kudo që ndodheni në Londër dhe nuk do të paguani për dorëzimin. Shumë persona menduan se ishte vetëm për publicitet. Nëse doni ju japim numrin në mënyrë që të porosisni një “23 karatëshe”.