Mediat greke nuk dënojnë ngjarjen në Dropull, por bëjnë hero Kostandinin: E vrau policia sepse ngriti flamurin grek në fshat (FOTO)

Pas thirrjeve për tu dorëzuar, 35-vjeçari grek Kostandinos Kaçifas, ka qëlluar sërish në breshëri ndaj policisë, gjë që ka bërë që edhe policia të kundërpërgjigjet.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe 35-vjeçarit, ka humbur jetën ky i fundit. Pas kësaj ngjarje të rëndë në Bularat të Gjirokastrës, mediet greke kanë shkuar më tej, duke e quajtur si hero 35-vjeçarin Kostandinos Kaçifas.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, gazetari Shpëtim Zinxhiria, teksa publikon një artikull të medies greke ANT1 News, shkruan:

‘Mediat greke e bejne hero ekstremistin, ne vend qe ta denojne kete ngjarrje…’

Më tej gazetari shprehet: ‘Ne vend qe te kerkojne falje dhe te denojne kete ngjarrje e bejne edhe hero, me justifikimn se ky ngriti flamurin grek, dhe policia shqiptare e uli ate, prandaj qelloi. Pyetja shtrohet po pse vajti me afrme per te ngritur flamurin nese biem dakord per nje cast me mediat greke.’

Gazeta ‘Protothema’ shkruan artikullin me titull “Episod i rëndë me një minoritar në Gjirokastër. Ngriti flamurin grek, i zbarkon policia dhe u qëllua”

Kujtojmë se, 35-vjeçari grek që hapi zjarr sot ndaj policisë shqiptare e kishte paralajmëruar sulmin e tij 5 ditë më parë, në datën 23 tetor, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Teksa shfaqet duke pozuar me flamurin e Viorio-Epirit, duket se i riu e kishte paralajmëruar ngjarjen në fjalë, ai shkruan ‘Grek ose vdekje’.