Mediat greke: Po vijnë refugjatët sirianë. Strehim në kampin e Gjirokastrës dhe Korçës

 Mediat greke: Po vijnë refugjatët sirianë. Strehim në kampin e Gjirokastrës dhe Korçës

ImageHandlerPas pranimit të kërkesës së amerikanëve për strehimin e muxhahedinëve, Shqipëria po tregohet e gatshme për të strehuar një numër të madh refugjatësh sirianë dhe iranianë. Së fundi janë mediat greke që shkruajnë për këtë çështje.

Sipas gazetës “Protothema”refugjatët nuk do ta përdorin Shqipërinë si vend tranzit, por ata do strehohen në Gjirokastër dhe Korçë. Sipas kësaj gazete, autoritetet shqiptare kanë ngritur tashmë disa pika strehemi, një prej të cilave në Gjirokastër dhe disa të tjera në Rrethin e Devollit në Qarkun e Korçës.

Lajmi nga mediat greke publikohet në kohën kur vetëm pak ditë më parë janë bllokuar mijëra refugjatë sirianë pranë Athinës dhe në kufirin verior të Greqisë, pasi Maqedonia ka ndaluar hyrjen e tyre në territorin e saj. Ndërsa rreth 5,000 veta ndodhen në kufi dhe 4,000 të tjerë kanë arritur në portin e Pireut.

Maqedonia ka deklaruar se nuk do të lejojë asnjë emigrant në territorin e saj, duke bërë që të krijohet një kaos në kufi. Prej muajsh, Shqipëria është përfolur se mund të shërbejë si vendi që do presë refugjatë dhe duket se kjo ditë do të jetë e afërt.

Duket se pas bllokadës që po i bën Maqedonia, emigrantët do drejtohen së shpejti nga Greqia në Shqipëri. Sipas mediave greke, përgatitjet për pritjen e emigrantëve në Shqipëri kanë nisur prej kohësh pasi në Jug dhe Juglindje janë piketuar zonat ku do strehohen emigrantët.

Prej muajsh, specialistët po shohin mundësitë e ngritjes së kampeve, teksa po mendohet që shumë të strehohen në reparte ushtarake, kryesisht në Qarkun e Korçës. Por me ardhjen e emigrantëve vjen edhe një frikë e madhe. Frika nga kaosi që emigrantët mund të shkaktojnë në vendet ku do të strehohen. Në Gjermani fenomeni i përdhunimeve ka qenë mjaft shqetësues gjatë kësaj kohe, ndërsa historia tashmë mund të përsëritet në qytetet shqiptare.

asdfghjk

Libohova Online