Memaliaj, një burrë mbetet i bllokuar në çatinë e lokalit të përmbytur

lumiSituatë e rënduar paraqitet në Memaliaj, ku lumi Vjosa ka dalë nga shtrati dhe ka “pushtuar” të gjitha banesat përreth lumit. Në orën 8:25 u njoftua se një person ka mbetur i bllokuar nga uji që dje në lokalin “1 Maji”, Fatos Fernuzi. Për shpëtimin e tij është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikësve, por ka qënë e pamundur dhe tashmë pritet ardhja e një helikopteri./bw