‘Merkato’ e militantëve në Gjirokastër, kush është socialisti që shkoi Bashës në takim?

Në takimin e sotëm të kreut të PD-së Lulzim Basha në Gjirokastër është pikasur edhe një socialist i zhgënjyer. Të paktën kështu pretendon Roland Bejko, kandidat për deputet i PD-së. Bejko ka publikuar foton në Facebook dhe shkruan:

“Një socialist i zhgënjyer në mitingun e PD me dy gishtat lart”

Ai nuk ekspozohet me fytyrë, por elementi që e identifikon si socialist sipas Bejkos, është thjesht fakti se ai mban në dorë byzylikun plastik me ngjyrën e PS-së.

Sigurisht që gjen plot socialistë të zhgënjyer me partinë apo qeverisjen e Ramës, por është po aq e lehtë që edhe një demokrati t’i vësh në dorë byzylikun e fushatës së PS-së thjesht sa për një foto, të cilën e paraqet më pas si ‘dezertim’ të socialistëve drejt PD-së.

Në këtë fushatë elektorale si rrallë ndonjëherë janë ngatërruar jo pak ngjyrat dhe simbolet partiake. Dy gishtat me të cilët identifikohej PD-ja në vendin tonë, janë bërë pjesë edhe e fushatës së PS-së.

/ArgjiroLajm.net/