Merr flakë kabina elektrike, fshati Valare mbetet pa drita

Kabina që furnizon me energji elektrike fshatin Valare në Gjirokastër ka marrë flakë mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, ndërsa fshati është aktualisht pa energji elektrike. Zjarrfikëset kanë mbërritur me vonesë.

Dyshohet se shkak i zjarrit të jetë ndonjë shkëndijë elektrike.

Policia vijon hetimet. Banorët i druhen frikës se mos ndoshta ky defekt do t’i lejë pa drita për disa ditë, ndonëse nuk dihet për sa kohë OSHEE-ja do të riparojë kabinën.

/Libohova Online/