Merr leje nga burgu, Spiro Ksera kthehet në Dervician
December 18, 2016
Ish-ministri Spiro Ksera, i cili është i dënuar për shpërdorim detyre, ka marrë leje nga burgu dhe ka shkuar në familjen e tij.
Kjo tregohet më së miri edhe në foton e mëposhtme, që siç duket, Ksera është nën shoqërinë e familjarëve.
Kjo fotografi është publikuar në Facebook nga një mik i Spiro Kserës, i cili shkruan: “Miku im Spiro Ksera pranë familjes, e drejta shumë shpejt do dali”.
Ish-ministri i Punës aktualisht ka dalë me leje, por pritet që të përfitojë nga amnistia e fundvitit.