Mesazh për Papën nga homoseksualët shqiptarë

?????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????I nderuar Papa Francesk,

Në emër të komunitetit LGBT në Shqipëri ju urojmë mirëseardhjen në Shqipëri.

Jemi në dijeni të kërkesës që ju u keni bërë komuniteteve tuaja nëpër botë për të dhënë mendimin e tyre mbi realitetin e familjes e sidomos për realitetin e familjeve jo tradicionale që gjithashtu mund të jenë besimtarë.

Ne besojmë se nuk mund të ketë asnjë konflikt mes dashurisë që ne kemi për njëri tjetrin dhe dashurisë së Zotit që ka për njerëzit.

Humbet kushdo që urren, jo ai apo ajo që dashuron!

Por nga ana tjetër ne besojmë se Kisha që ju përfaqësoni mund të luajë një rol të madh në luftën tonë të përbashkët kundër diskriminimit.

Në Shqipëri, për shembull, shumë të rinj dhe të reja të komunitetit LGBTI vuajnë format më të egra të diskriminimit dhe të përjashtimit shoqëror, për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

Përballen cdo ditë me dhunën verbale dhe fizike në shkolla sa detyrohen t’i braktisin ato. Kur janë më të rritur rastet e dhunës nuk i raportojnë nga frika se kjo mund t’ua bëjë më të vështirë jetën. Shumë prej tyre preferojnë të largohen përgjithmonë nga ky vend, ndonëse, ashtu sic ju e dini shumë mirë, Shqipëria është një vend që kërkon të merret si shembull përsa i përket tolerancës fetare! Pjesëtarë të komunitetit tonë ndihen u duhet të përballojnë dhunën edhe brenda familjeve të tyre.

Nga ana tjetër pjesëtarë të komunitetit transgjinor ndihen fizikisht të rrezikuar ditë pas dite edhe natë pas nate, madje edhe kur kërkojnë ndihmë në spitalet e vendit. Askush nuk guxon t’u japë një apartament me qëra edhe atëherë kur kanë mundësi financiare ta paguajnë, sa për t’ju përmendur një rast.

Ndërsa gratë vajzat lezbike, sicc ju mund ta përfytyroni ndjejnë një diskriminim të dyfishtë: atë të të qënit femër në një shoqëri maskiliste si e jona dhe atë të të qënit një femër ndryshe nga kornizat apo perceptimet historike.

Nuk do të përfytyronim asnjëherë që të shkruanim një deklaratë të tillë nëse gjatë punës suaj nuk do të kishim vërejtur dashuri dhe tolerancë për familjet që ne si qënie njerëzore zgjedhim të ndërtojmë.

Ne jemi të ndërgjegjshëm se dy burra me njëri tjetrin, apo dy gra me njëra tjetrën, ndoshta nuk janë imazhi historik që Kisha që ju përfaqësoni ka për familjen.  Por kjo nuk na ndalon të besojmë te forca e dashurisë.

Urojmë, Shenjtëri, që gjatë vizitës tuaj në Shqipëri ju ta keni parasysh se ne, komuniteti LGBTI ju mirëpresim por edhe kërkojmë nga ju që t’u kujtoni besimtarëve dhe drejtuesve të Kishës në vend, që në shtëpinë e zotit ka vend për të gjithë. 

Me respekt,

Në emër të komunitetit LGBTI në Shqipëri

Aleanca LGBT, ProLGBT

/Historia Ime

Libohova Online