Mesazh për të rinjtë e Libohovës

dgdfgdfNga Olsen Tosuni

Duke qenë prezent i një situate politike aspak te kendshme ne qytetin tim jam munduar mos behem pjesë e komenteve dhe debateve te ndryshme qe behen per te ardhmen e ketij qyteti por nuk mund te ri indiferent teksa me keqardhje shikoj se sa pak shpresë ka qe qytetit tonë t’i kthehet buzqeshja dhe te themi me krenari qe jemi nga Libohova nga djepi i zgjuarsisë nga vendi ku te rinjtë nuk njihnin kufij per ta mbajt lart nderin dhe krenarinë e ketij vendi ku endrrave te tyre u jepnin jetë pa berë kompromise te uleta pa i shitur ato.

Po sot cfarë ndodh a ja kemi berë ndonjeherë pyetjen vetes pse nuk behet ky vend apo ngushellohemi se neser do te jetë me mire se sot e ndoshta me mire se dje. Politika ne rininë na ka kryefjalë ne jemi e tashmja dhe e ardhmja. Tingellon bukur kur e degjon por eshte per te ardhur keq kur shikoj sesi bashkëmoshataret e mi sot te diplomuar disa te tjerë vite me pare, rendin pas politikes duke shpresuar per nje vend pune, hedhin poshtë krenarinë e tyre harrojnë mundin dhe djersen e derdhur nga ta dhe familjet e tyre dhe i bashkohen nje grupi ku as idetë e as interesat nuk janë te perbashketa.

Miqtë e mi kater vite kalojnë shpejt dhe mund t’ju duhet t’ia nisni serish nga e para por mund te jetë vonë deri ateherë. Hapni syë sot te mundemi ta bejmë kete qytet nje vend ku mengjest dhe mbremjet te jenë te bukura ne të dhe jo ta shohim si nje varrezë endrrash. Nuk na mungon as zgjuarsia e as vullneti per t’i dhenë jetë endrave tona, t’i bejmë prindërit tanë krenarë qe sakrifikuan dhe investuan per ne, qe kur te plaken te na kenë afer e mos na kujtojnë me mall nga nje fotografi e derguar nga larg.

E dashur politikë mjaft e patë kete brez te rinjsh si nje mekanizem per te permbushur nevojat tuaja, mjaft luajtet me endrrat dhe fukarrallekun e tyre, jepuni atyre hapesiren t’i bejnë endrrat realitet dhe ta shohin kete qytet me shpresë per te ardhmen. Le të jetë politika juaj mekanizmi i tyre, bejeni per ne per vete per femijet tuaj. Duke mos harruar t’i uroj suksese dy kandidateve per bashki ne qytetin tim ju kerkoj te jenë ata shuplaka per ta zgjuar kete brez qe fle dhe jo ta terhiqni drejt gremines. Ju falenderoj per mirkuptimin dhe uroj qe ky shkrim ta zgjoj sadopak ndergjegjen tuaj miqtë e mi.