Mesazhi i dhimbshëm i ushtarit amerikan për Ibrahim Bashën e vrarë në Lazarat

gdfgfhgfMes dhjetra mesazheve të ngushëllimit që shokët dhe miqtë i bënë familjes dhe të afërmve të Ibrahim Bashës vjen edhe një i veçantë nga SHBA. Një prej shokëve të tij amerikanë në misionet në Afganistan, Brandon Holifield ka shkruar disa fjalë në Facebook duke postuar edhe 3 foto.

“Jam thellësisht i dëshpëruar që miku im, vëllai im Ibrahim Basha nuk është më me ne. Menjëherë sapo u takuam ai më priti në familjen e tij shqiptare me krahë të hapur dhe zemër të madhe. Mu thye zemra kur e mësova se pas largimit nga ushtria ai iu bashkua Forcave Speciale të Policisë dhe shkoi të luftojë jo kundër të huajve në Afganista, por ndaj në një luftë mes njerëzve të tij në vendin e tij. Ibrahim, fluturo larg vëllai im. Ashtu siç bënim shaka dikur: “Shihemi në Valhalla miku im.”” – mbyllet mesazhi i ushtarit amerikan.