Mësoni pse seksi është më i mirë në moshë të mesme

 Mësoni pse seksi është më i mirë në moshë të mesme
1-92-1-780x439 (1)Një eksperte e seksit ka treguar pse seksi është më i mirë gjatë të 40’ave sesa gjatë të 20’ave.
 
Ekspertja e seksit, Samantha Evans shkruan artikuj të shëndetit seksual për “Healthista”. Ish-infermierja tani ka një ueb-faqe të lodrave të seksit me burrin e saj.
 
Ajo thotë se seksi gjatë të 20’ave është i mirë, por gjatë të 40’ave është më i miri ndonjëherë.
 
Ajo beson se seksi bëhet më i mirë me moshën dhe thotë se produkte të ndryshme mund ta bëjnë edhe më të mirë ndjenjën e seksit.
 
Arsyeja pse seksi është më i mirë gjatë të 40’ave është se ju keni kohë të bëni më shumë seks – tri deri në katër herë në javë.
 
Përfitimet nga të bërit seks janë të mëdha, prej lirimit të hormonit të ndjenjës së mirë, e deri tek reduktimi i stresit, gjumi më i mirë dhe lëkurë më e bukur, seksi ju ndihmon në të gjitha aspektet.
 
Gjatë të 40’ave, ju nuk jeni më i ri dhe e dini saktë se çfarë do partneri dhe çfarë doni ju. Ju thjeshtë e dini se çfarë ju ndezë dhe çfarë ju kënaq juve dhe partnerin tuaj.
 
Për këtë arsye, seksi bëhet gjithnjë e më i mirë me moshën, ku “seksi i artë” arrihet gjatë të 40’ave.

Libohova Online