Mësuesit në gjithë vendin do kryejnë një provim licencimi

mesuesitTë gjithë mësuesit në vend, duket se do të kryejnë një provim liçensimi. Kjo është bërë me dije kryeministri Edi Rama, gjatë një aktiviteti të organizuar nga ana e Universitetit të Vlorës. Kryeministri ka thënë se sistemi ynë arsimor është i kalbëzuar. Sipas tij, prapambetja e vendit tonë në raport me BE ku ne aspirojmë të integrohemi i ka rrënjët në sistemin e dijes.

Diferencën nuk e bën ajo që kemi por ajo që dimë. Sot ne adresojmë me forcë me këmbëngulje dhe kompromis çështjen e prapambetjes së thellë në fushën e dijes se këtu i ka rrënjët edhe prapambetja tërësore në raport me BE ku duam të integrohemi. Në këtë auditor pas 20 vitesh pune experience, suksesesh e dështimesh është vendi i duhur për të folur për domosdoshmërinë e një kapërcimi të madh që universitetet tona duhet të bëjnë për t’u hapur karshi inovacionit dhe për të qenë të hapura në raport me tregun e punës dhe komunitetin”, tha Rama