Mësuesja që rrahu nxënësin: Më prishi mësimin

fdbdfbdfMësuesja që u bë e njohur në mbarë Shqipërinë, pasi u filmua duke rrahur një fëmijë, ka deklaruar në polici se nxënësi po i bënte zhurmë.

Mësuesja Suela Piranaj jepte mësim në shkollën 9- vjeçare “Prek Gjoni” në Bajzë të Malësisë së Madhe. Drejtori i shkollës thotë se ajo është një mësuese model. Prindërit e fëmijës 13 vjeç nuk kanë bërë denoncim për mësuesen.

Megjithatë policia i ka komunikuar akuzën “shpërdorim i detyrës” dhe ndaj saj ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

Ndërkohë babai i mësueses, Muhedin Piranaj thotë se ky është një montazh. Ai thotë për GSH se e bija vetëm sa i ka bërtitur nxënësit.

“Vajza ime ka qenë gjithnjë e përkushtuar. Ajo video është e montuar nga persona që janë specialistë,” tha ai. Piranaj tha se nxënësi ka deklaruar në polici se mësuesja e ka goditur.