Ministri Manjani shkarkon kreun e Hipotekës në Gjirokastër

florian-hysiMinistri i Drejtësisë, Ylli Manjani, mbështetur në nenin 19, pika 2 të ligjit nr. 33/2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar, me propozim të Kryeregjistruesit ka shkarkuar sot z. Florjan Hysi nga detyra e Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Gjirokastër.

Shkarkimi nga detyra ka ardhur si pasojë e mospërmbushjes të rregullt të detyrës së ngarkuar nga ligji.

Shkaqe të kësaj mase disiplinore që u vlerësuan nga Ministri Drejtësisë janë:

– Mosrepektimin e afateve për trajtimin dhe dhënien e sëhrbimit të kërkuar nga qytetarët;

– Mungesë të theksuar në administrimin e funksionit publik;

– Performancë e ulët gjatë ushtrimit të detyrës.

Ministri Manjani gjen rastin të përsërisë edhe njëherë qëndrimin e tij për të mos toleruar asnjë rast të shpërdorimit të funksionit publik në shërbim të qytetarëve.