Ministria e Arsimit propozon heqjen e sistemit part-time

 Ministria e Arsimit propozon heqjen e sistemit part-time

Pamje-nga-Universiteti-i-Gjirokastres

Nuk do të ketë më sistem part-time por vetëm formim profesional 1 dhe 2 vjeçar. Ky është propozimi i bërë nga komisioni i arsimit të lartë dhe ministria e Arsimit dhe Sporteve është duke e parë këtë relacioni për të bërë formatimin përkatës.

Të diplomuarit do të marrin një diplomë profesionale 1-2 vjeçare, mund të bëjnë Master profesional dhe Master ekzekutiv.

Zv/ministri i Arsimit Arbjan Mazniku tha se ky ndryshim do të bëhet sepse ngarkesa mësimore është e padrejtë, ndërkohë që diploma si për ata që kanë qenë part-time si per studentët me kohë të plotë është njësoj e vlefshme.

“Ka të bëjë rrënjësisht me logjikën që një student i cili ndjek studimin me kohë të zgjatur, do të thotë që duhet të marrë gjithë kohën e duhur të mësimdhënies, por edhe të krediteve, pra të mos i marrë kreditet në një kohë të shkurtuara dhe të shpenzojë më pak kohë në auditore apo më pak orë përpara mësuesve, apo të ketë më pak përgjegjësi përsa kohë merr një diplomë të ngjashme me ata që e bëjnë studimin me kohë të plotë. Propozimi i komisionit është duke u marrë dhe është shqyrtuar nga specialisti i ministrisë dhe shumë shpejt ministria do të dalë me një propozim për mënyrën sesi do të reformohet sistemi part-time”, tha Mazniku.

Sistemi i reformuar i parti-time do të ndodhë vitin e ardhshëm dhe do të ketë kohëzgjatje më të madhe se ai aktual, pra mësimi nuk do të bëhet vetëm 2 ditë në javë. Ndërsa ngarkesa dhe lëndët do të jenë të njëta me atë të sistemit me kohë të plotë./Ora News.

Libohova Online