Ministrja Kumbaro hedh poshtë pretendimet e Çomos për Kalanë e Libohovës

Ministrja-e-Kultures-Mirela-Kumbaro-në-analizën-300-ditore-të-punës-së-qeverisë-Foto-Agim-DobiMinistrja e Kulturës, Mirela Kumbaro flet për Libohova Online pas pretendimeve të ngritura nga kryebashkiaku Altin Çomo për Kalanë e Libohovës. Ne reagimin e Çomos, pas vizitës së kryeministrit Rama, ndër të tjera ai thotë:
“Më vjen mire qe zonja Kumbaro u kujtua per kalane, sidomos pas nje telefonate qe i beri i ati kur ishte para ca ditesh ketu dhe qe pa me syte e saj e tha me zerin e saj ate gjendje qe gjeti, me vjen mire qe nxorri nga sirtari projektin qe i kemi derguar tash sa vjet dhe premtoi per financim te tij”- shkruan Çomo.

Por ministrja Kumbaro i hedh poshtë pretendimet e tij.
“Babai im ka mbi një vit që ka ndërruar jetë dhe nuk kam marrë asnjë porosi prej tij për Kalanë e Libohovës siç pretendon Çomo. Në Ministrinë e Kulturës s’kam gjetur ndonjë projekt restaurimi për këtë monument. Po të kishte pasur, me siguri do ja financonte qeverisja 8-vjeçare e PD-së. Unë 1 vit e disa muaj kam si ministre”- thotë Kumbaro për Libohova Online.

Më tej ministrja shprehet se pas pak kohësh Kalaja e Libohovës dhe shtëpia e Avni Rustemit do të kthehen në identitet dhe do të jenë të vizitueshme për turistët.