Ministrja Nikolla me gratë e aleancës së majtë në Gjirokastër, Libohovë e Dropull

lkasfhkjsdhfkMinistrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka zhvilluar një takim me gratë që garojnë në Gjirokastër, Libohovë dhe Dropull, jo vetëm për kryebashkiake, por edhe për këshillat e këtyre njësive vendore. Gjatë fjalës së saj, Nikolla vlerësoi shumë rolin dhe rëndësinë e femrave në politikë dhe vendimmarrje. Ajo kërkoi mbështetje për Zamira Ramin, Luiza Mandin, Mirela Leka Çabeliun, e cila kryeson listën e këshilltarëve në Dropull dhe gjithë gratë e tjera në garë.

“Programet politike të Aleancës për Shqipërinë Europiane, zonjat që janë në garë i veshin edhe me fuqinë dhe dashurinë e zemrës. Kemi shumë për të ndarë edhe me njerëzit, për t’i parë në sy, për të trokitur derë më derë dhe për t’i thënë sa e rëndësishme është këtë radhë vota për Zamirën, vota për Luizën, vota për Mirelën në Dropull”- tha ministrja Nikolla.

Ndërsa kandidatja për Bashkinë Gjirokastër, Zamira, Rami nënvizoi se “Është mundësia më e madhe e jona që të përfaqësohemi në këshillat bashkiak me gra. Ndjehem e vlerësuar te përkrahja që kam gjetur te gratë dhe vajzat”

Ndërkohë që  në Bashkinë e Dropullit, lista e këshilltarëve të Parisë Socialiste, kryesohet nga Mirela Leka Çabeli, e cila pas një përvoje të suksesshme në biznes kërkon votën e qytetarëve të Dropullit për t’u bërë pjesë e vendimmarrjes. E pranishme në takim, Çabeli vlerësoi rolin e femrës në politikë dhe hapësirën publike.

“Mendoni fuqinë e një femre më vete, pastaj mendoni më tej fuqinë e disa femrave bashkë. Do të thotë që mund të arrijmë shumë më shumë se çfarë janë bërë në gjithë këto vite. Shpreh bindjen se ne do të vlerësohemi me votë në 21 qershor, jo thjesht si femra, por edhe për ato çfarë ne përfaqësojmë më tej, në profesionin dhe punën tonë”- ka thënë Çabeli.

Në tre bashkitë e rrethit Gjirokastër, janë dy kandidate femra, përkatësisht Zamira Rami për Gjirokastrën, Luiza Mandi për Libohovën, ndërsa në Dropull lista kryesohet nga Mirela Leka Çabeli.

Mirela CabeliRakipe