Miratohen pagat, ja rroga e Zamira Ramit, Luiza Mandit e Arhile Deçkës

Zamira Luiza ArhileaNë mbledhjen e sotme të qeverisë, është miratuar vendimi për grupimin e njësive të vetëqeverisjes vendore, për efekt page, dhe caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Sa i përket nivelit të pagës së kryebashkiakëve, ai varion nga numri i popullsisë që ka bashkia të cilën ata drejtojnë. Qeveria ka miratuar një kufi të poshtëm dhe të sipërm të pagës së kryebashkiakëve.

Sa do të jetë niveli i pagës e vendosin vetë Bashkitë, por nuk mund të dalin jashtë këtij kufiri. Le të shohim më poshtë për tre bashkitë e rrethit Gjirokastër.

Bashkia Gjirokastër, me popullsi rreth 52 mijë banorë.

Paga për kryetarin varion nga 70 000 – 117 500 lekë të reja.

Paga për nënkryetarin varion nga  60 000 – 95 000 lekë të reja.

Bashkia Libohovë, me popullsi rreth 7 mijë e 100 banorë.

Paga për kryetarin varion nga 45 000 – 80 500 lekë të reja.

Paga për nënkryetarin varion nga 28 300 – 70 500 lekë.

Bashkia Dropull, me popullsi rreth 23 mijë banorë.

Paga për kryetarin varion nga 60 000 – 95 000 lekë të reja.

Paga për nënkryetarin varion nga 45 000 – 80 500 lekë.