Miratohet projekti, gati rikonstruksioni i rrugës Fushë-Nepravishtë

Rruga Fushë-Nepravisht pritet t’i nënshtrohet rikonstruksionit brenda muajve të ardhshëm.

Lajmin e bën me dije ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj në Facebook.

Kumbaro shkruan se projekti i përgatitur nga Bashkia Libohovë për rikonstruksionin e këtij segmenti është miratuar sot në Komitetin e Zhvillimit të Rajoneve.

Investimi në këtë segment është një lehtësi e madhe për banorët e zonës e në veçanti për fermerët.

Ditë më parë ministrja Kumbaro ishte vetë në Nepravishtë në një takim me banorët e fshatit.

/Libohova Online/