Miratohet stema e re e Bashkisë Libohovë

12308840_914546695306433_8726245809097939251_nNë mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Libohovës është miratuar stema e re bashkisë. Pas disa modeleve të paraqitura, në fund këshilltarët votuan me 7 votra pro dhe 3 kundër stemën e paraqitur nga Bexhet Çobani. Kjo stemë përmban elementët e mëposhtëm

  1. Tre Kalatë e zonës (Libohovë, Melan dhe Labovë)
  2. Libri me pendë që simbolizon traditën arsimdashëse ndër shekuj në Libohovë e Zagorie
  3. Vargmalet, burimet ujore dhe gjethet e rrapit
  4. Porta në qendër simbolizon familjet e mëdha libohovite që kanë qeverisur Vilajetin e Janinës
  5. Kulla e Sahatit

Më tej gjatë mbledhjes u bë edhe zëvendsimi i mandatit të Arben Kuros me Lorenc Kataron, si dhe u miratua rregullorja e re e Këshillit Bashkiak sipas ligjit të ri.

12321345_197269367301007_245757263284926528_n
Stema e vjeter