Mirela Çabeli zgjidhet kryetare e Forumit të Gruas Socialiste në Dropull

Zgjedhjet në Forumin e Gruas Socialiste u zhvilluan një ditë më parë edhe në Bashkinë Dropull.

Në garë ishin dy kandidate, Eliona Mano dhe Mirela Çabeli.

Kjo e fundit rezultoi fituese me rreth 40 vota diferencë.

Çabeli është njëkohësisht edhe kryetarja e këshilltarëve të PS-së në Bashkinë Dropull, si dhe Kryeinspektore e Inspektoriatit Rajonal Shëndetësor Shtetëror në Gjirokastër.