Mirela Kumbaro për kandidatin e PD në Libohovë: Turpi i botës! Ne flasim në emër të jetës, ata flasin në emër të vdekjes dhe bëhen qesharakë

Njësoj si kryeministri Edi Rama edhe ministrja Mirela Kumbaro është shprehur e shokuar nga premtimet e kandidatit të PD në Libohovë, Adil Xhelili, për shërbim funeral falas. “Turpi i botës” do të shprehej Kumbaro gjatë fjalës së saj në takimin e mbajtur në Gjirokastër.

“Ne flasim në emër të jetës. Ata flasin në emër të vdekjes duke u bërë dhe qesharakë. Vetëm këto vite kemi dhënë në Gjirokastër 1500 bonuse për bebe falas, duke i dhënë jetës kuptim. Ndërkohë ata flasin për funerale, turpi i botës! Prandaj non grata kurrë më mbrapa nuk mund të kthehet këtu te ne. Vetëm përpara!”, tha Mirela Kumbaro.