Mirela Kumbaro “sherr” me Grida Dumën: Ta kuptoj hallin, por nuk ta zgjidh dot (VIDEO)
Një debat i ashpër është zhvilluar në studion e emisionit “Dritare me Rudinën”, mes kandidates për deputete të PS-së në Gjirokastër, Mirela Kumbaro dhe kandidates për deputete të PD-së në Tiranë, Grida Duma. Debati mes tyre ka pasur si tematikë arritjen e paktit Rama-Basha.
“Kryeministri Rama ka kërkuar prej kohësh që të ulet në tryezë me Bashën, me kushtin që të mos prekej Kushtetuta. Pritja ka qenë nga ana e PS-së, për të bërë dialog. Partia Demokratike ka standardet siç nuk i ka pasur asnjëherë tjetër. Partia Socialiste i hapi të gjitha dyert dhe dritaret që të realizohet reforma në drejtësi”, tha Kumbaro.
Por Grida Duma tha se futja e PD në çadër ishte e detyruar nga rrethanat.
“Kjo ishte një situatë e paprecedentë. Ne nuk mund të falenderojmë dikë që u detyrua në fund dhe i cili prej muajsh tha se nuk i interesonte nëse PD hynte në zgjedhje. Për herë të parë erdhëm në një situatë që kishte arritur në të tillë gjendja nga kriminaliteti. Ose ju nuk e kuptoni që ka pasur një kauzë, ose keni qenë shumë të dobët.”, tha Duma
Më tej Kumbaro i ka thënë Dumës se ia kupton hallin, por nuk ia zgjidh dot. Kjo frazë ka nxehur situatën dhe ka sjellë debatin e ashpër mes tyre, që mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.
Pjesë nga debati:
Kombaro: Edhe Klajda që ka qenë më shumë në terren sesa ju.
Duma: Se kush? Sesa Ju?
Kumbaro: Sesa ju e dashur? Se Klajdën e kam në krah. Ju iu kam përballë dhe po iu shikoj në sy.
Klajda: Të dyja jemi në të njëjtën njësi administrative. Shkoza është një zonë shumë e vështirë. Njerëzit kanë probleme të jashtëzakonshme me rrugët, me legalizimet. Kanë problem sepse i kanë shumë larg urgjencat shëndetësore.
Kumbaro: Kemi gjetur universitet privat në Përmet me një zyrë ku u jepnin diploma studentëve.
Duma: Ja çfarë bëtë ju?
Kumbaro: Meqenëse ti po më kalon hu më hu e degë më degë dhe po të përgjigjem.
Duma: Po seriozisht po flisni…
Kombaro: Mos bëj zhurmuesin
Duma: Vërret e keni. Infermieret dhe mjeket diplomën po e çojnë në Gjermani, sepse këtu nuk ka treg. 50 veta ishin parmbrëmë në QSUT dhe nuk kishte pambuqe. Absolutisht. E kam dëgjuar dhe këtë batutë ‘Ka punë për nuk ka profesionistë”.
Kombaro: Të lutem kur ke shkuar për herë të fundit në Përmet?
Duma: Para 6 muajsh.
Kumbaro: Shko sepse është bërë shumë bukur. Mu më vjen shumë mirë që shkon në Përmet dhe nuk gjen hotele për tu akomodur pasi ka aq shumë turistë.
/dritare.net/