Mirela Kumbaro takim me gratë në Përmet: Vetëm PS i ka dhënë përfaqësim më të madh femrave (FOTO)

Kandidatja për deputete e PS-së, Mirela Kumbaro ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat e Përmetit.

Sipas saj për 25 vite të gjata tranzicion askush nuk e ka patur qytetin e Përmetit në listën e investimeve dhe vëmendjes, por në këto 4 vite qeverisje të PS-së vet përmetarët janë dëshmitarë të ndryshimeve rrënjësore që po vijojnë me ritëm të lartë.

“Me skuadrën e vajzave dhe grave të Përmetit do të jemi së bashku më 25 qershor, jo veç për ta bërë qytetin më të bukur, por edhe më të vizitueshëm nga turistët që do të thotë më shumë shërbime, më shumë punë, më shumë zhvillim. Vetëm Partia Socialiste, me përfaqësimin më të madh të femrave në qeveri ka treguar në këto katër vite sesa shumë punë dhe sa guxim ka për të ndërmarrë reforma transformuese për të gjithë.”, shkruan Kumbaro në faqen e saj në Facebook.

Image may contain: one or more people, people sitting and indoor

Image may contain: 1 person, sitting and indoor

Image may contain: 8 people, people sitting and indoor

Image may contain: 2 people, indoor

Image may contain: 2 people, people sitting and indoor