Mirëmbajtja e rrugëve të Labovës, si u morën 3.2 milionë lekë me një tender të gabuar
Një tjetër shkelje me vlerë 3.2 milionë lekë të vjetra është konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në ish-Komunën Qendër Libohovë.
Sipas raportit të auditit, ish-komuna ka kryer një tender me objekt “Mirëmbajtja e kanaleve anësore të segmentit rrugor Labovë e Sipërme- Labovë e Poshtme”, por në fakt kjo punë s’kishte nevojë për tender, sepse siç thotë KLSH, duhej të kryhej nga punonjësit e komunës që paguheshin për këtë punë.
KLSH i rekomandon Bashkisë Libohovë të ndjekë të gjitha rrugët ligjore, që ish-kryetari i Komunës dhe anëtarët e Komisionit të Brendshëm të Vlerësimit të zhdëmtojnë institucionin.
Në raport nuk thuhet se cila kompani e ka përfituar këtë tender.
Auditi i KLSH-së është kryer për periudhën 1 Janar 2013- 31 Dhjetor 2015. Më poshtë pjesa e raportit ku flitet për këtë shkelje.
|Libohova Online|