Mitsotakis mbërrin me helikopter në Derviçan, Rama-banorëve: Ju thashë që do t’ua sjell (VIDEO)
December 22, 2022
![](https://www.libohovaonline.com/wp-content/uploads/2022/12/640-0-1671710291xrama1png-923.png)
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur me helikopter në Dervican. I shoqëruar nga kryeministri Edi Rama, Mitsotakis ka përshëndetur banorët e zonës. Vetë kryeministri Rama është shprehur se e kishte mbajtur premtimin e tij për dërgimin e kryeministrit grek në atë zonë.
“Ju premtova që do jua sjell dhe ua solla,”- ka thënë Rama.
Mitsotakis pritet të zhvillojë takime me minoritarët grekë në Finiq dhe Dropull.