Modelja që “kërcënoi” Shaqirin para ndeshjes me Manchester United (foto)

Lucy-Pinder-2Manchester United e humbi ndeshjen me Stoke City dhe një nga shumë tifozet e hidhëruara ishte dhe modelja e famshme angleze, Lucy Pinder. Ajo njihet si tifoze e flaktë e Manchester United. Përpara ndeshjes ajo premtoi se do të ishte e pranishme në “Britania Stadium” për ta përkrahur United në ballafaqimin kundër Stoke City të Xherdan Shaqirit.

“Pas Krishtlindjeve të gëzuara, unë do të jem pjesë e tifozëve VIP ndaj Stoke Cityt. Djajtë do të fitojnë për mua”, shkroi ajo në Instagram. Pinder është modele e famshme në Angli. Ajo ka pozuar për revista të njohura si “FHM” apo “QG”.