Moratoriumi i gjuetisë do të shtyhet edhe 2 vjet?

GjuetiaMoratoriumi për gjuetinë i cili skadon në mars të 2016-s, mund të shtyhet edhe për dy vite të tjera. Ka qenë ministri i Mjedisit Lefter Koka ai i cili është shprehur se qeveria po rishikon mundësinë e shtyrjes së afatit të moratoriumit për gjuetinë, nisur nga bilanci pozitiv i zbatimit të moratoriumit për dy vite.

Ministri i Mjedisit shprehet se krahas zonave të mbrojtura, mundësia e  ndalimit të  gjuetisë përtej 2 viteve është e lartë. Koka ka bërë gjithashtu një bilanc të situatës së pyjeve në Shqipëri, ku krahas moratoriumit ka sugjeruar heqjen e TVSH-së për importin e lëndës drusore.

Moratoriumi i gjuetisë i cili skadon në mars të 2016-ës, pritet të shtyhet  për një kohë edhe më të gjatë. Mundësia e shtyrjes të këtij afati përtej 2 viteve sipas ministrit të Mjedisit Lefetr Koka, po diskutohet edhe në kabinetin qeveritar, duke mos përjashtuar kështu mundësinë se pas marsit të vitit 2016, të apasionuarit pas gjuetisë do ta kenë të ndaluar ushtrimin e këtij sporti.