Morën peng ministritë si parcela, Kumbaro sulme të tjera ndaj LSI-së (FOTO)

Gjatë një takimi me pensionistë dhe ish-ushtarakë të Përmetit, Mirela Kumbaro hodhi akuza ndaj LSI-së, ndonëse nuk e përmendi me emër. Ajo tha se hymë në një koalicion me rregulla të pastra loje, por rezultoi se ministritë u morën peng si parcela.

“Qarku i Gjirokastrës i harruar ndër vite është sot më shumë se çdo qark tjetër në qendër të vëmendjes dhe e dini pse, sepse është hambar ekonomie i pashfrytëzuar. Sot që flasim ,në Qarkun e Gjirokastrës të shtatë bashkitë janë kthyer në shtatë kantiere. Shteti funksionon për të gjithë. Ne u futëm në koalicion me rregulla të pastra loje dhe thamë “Do të punojmë për të gjithë”. Por pamë që ministritë u morën peng si parcela, ndaj ne duam të jemi të vetëm në qeverisje dhe ta qeverisim Shqipërinë për shqiptarët, Përmetin për përmetarët, se ne nuk i ndajmë shqiptarët ne demokratë dhe socialistë”, tha Kumbaro.

Në vijim të bashkëbisedimit me pensionistët ajo premtoi se qeveria e ardhshme e PS-së do të vazhdojë me rritjen e pensioneve dhe rrogave.

Image may contain: 3 people, people sitting, people eating, table and indoor

Image may contain: 4 people, people sitting and suit

Image may contain: 5 people

Image may contain: 1 person

Image may contain: 2 people

Image may contain: 5 people

Image may contain: 6 people

Image may contain: 1 person, on stage

Image may contain: 3 people

Image may contain: 7 people, people standing

Image may contain: 3 people, people sitting, people eating, table and indoor

Image may contain: 2 people, people standing

Image may contain: 2 people, people smiling