Mori pjesë në fushatë, tjetër shkarkim në Gjirokastër nga njerëzit e LSI-së (Emri)

Nuk ndalen shkarkimet në radhët e njerëzve të LSI.

I fundit vjen nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Gjirokastër, ku mësohet se është shkarkuar juristi Bexhet Baxhella.

Shkarkimi është firmosur ditën e sotme, me motivacionin për pjesëmarrje në fushatën elektorale dhe sjellje jo etike në punë.

Ditë më parë u shkarkuar drejtori i spitalit Krenar Kulla, ndërsa pritet këto ditë edhe shkarkimi i drejtorit të Sigurime Shoqërore, Spiro Diamanti.

/ArgjiroLajm.net/