Mos shkoni në Kakavijë nesër, grekët mbyllin kufirin për 24 orë
October 18, 2017
Kufiri midis Shqipërisë dhe Greqisë do të mbyllet nesër për 24 orë.
Arsyeja është një grevë që do të mbajnë doganierët grekë pasi kërkojnë përmirësim të kushteve të punës.
Federata e Doganave Greke në një njoftim bën me dije se greva 24-orëshe do të zgjasi deri të premten.
Punonjësit e doganave në Greqi kërkojnë mbrojtje ligjore të tyre, rritjen e rrogave, kërkojnë mjete moderne në vendin e punës si edhe përmirësim të përgjithshëm të kushteve ku punojnë.
Burime nga policia thonë se janë vënë në dijeni për këtë grevë, por ende nuk iu është dërguar zyrtarisht shkresa.
Kjo grevë e doganierëve grekë që do të zgjasë 24 orë do të bllokojë kalimin e makinave në pikat kufitare me shtetin fqinj por kalimi do të lejohet vetëm për këmbësorët.