Moti, çfarë pritet të ndodhë në ditët në vazhdim

8102Duke filluar nga dita e nesërme, pritet që temperaturat në të gjithë vendin të pësojnë ulje të ndjeshme.

Sipas Meteoalb, temperaturat në të gjithë vendin do të jenë – 10 në zonat malore, dhe në zonat e ulëta dhe bregdetare temperaturat do të jenë në 0 – 1 gradë celcius në mengjes.

Maksimalja në rang vendi, sipas Meteoalb do të jetë 8 deri në 9 gradë.

Në ditët e para të janarit 2016, temperaturat do të ulen deri në -14 gradë ku në zonat malore do të ketë reshje të pakta dëbore.