Moti i keq, aksi rrugor Gjirokastër-Kakavijë-Sarandë i kalueshëm pa zinxhirë

kukesDisa prej rrugëve në vend janë problematike për t’u kaluar, për shkak të reshjeve të borës. Sipas policisë, janë një sërë rrugësh, në të cilat nuk mund të kalohet pa zinxhirë. Kështu, aksi rrugorr Qafë Morinë – Kukës – Milot është i kalueshëm vetëm me zinxhirë.

Aksi rrugor Librazhd – Qafë Thanë – Korçë – Kapshtiçë, është i kalueshëm vetëm me zinxhirë  dhe i vështirë në  segmentin Përrenjas- Qafë Thanë.

Aksi rrugorr Korçë  – Ersekë është i kalueshëm vëtëm me zinxhirë.

Aksi rrugor Shkodër – Pukë – Fushë Arrëz , është i kalueshëm vetëm me zinxhirë.

Aksi rrugor Fushë Arrëz –Fierzë dhe Fushë Arrëz – Kukës, është i kalueshëm vetëm me zinxhirë, ka bllokime  të shpeshta të rrugës për shkak të shëmbjes së borës  nga era e fortë .

Aksi rrugor Dibër – Bulqizë – Burrel  është i kalueshëm vetëm me zinxhirë.

Ndërsa akset rrugore Fier – Gjirokastër – Kakavije – Sarandë – Vlorë janë të kalueshëm pa zinxhirë , s’ka probleme.

Në të gjithë vendin shërbimet e Policisë Rrugore janë prezente në akset rrugore kryesore për të monitoruar trafikun e mjeteve dhe për të parandaluar aksidentet rrugore.

Në akset rrugore ku kalohet me zinxhirë, Policia Rrugore është  mbështetur nga strukturat e Policisë së Rendit dhe FLO për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Policia Rrugore kërkon mirkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve për të zbatuar kërkesat ligjore, të bashkëpunojnë me patrullat e saj në territor për të bërë të mundur evitimin e bllokimeve dhe normalizimin e situatës me qëllim shmangien e ngjarjeve aksidentale”, thuhet në deklaratën e policisë.