Moti i keq/ Hipën të rregullojë çatinë, por e rrëzon era e fortë. Vdes 50-vjeçari

1473239737flood-web-thumb-largeNjë person ka humbur jetën në Këlcyrë. Ai kishte dalë të rregullonte catinë e banesës së tij, por është rrëmbyer nga era e fortë dhe është rrëzuar. Ngjarja ndodhi në Sukë.

Policia e Gjirokastres informon se më datë 08.11.2016, rreth orës 11:40, në fshatin Sukë, Bashkia Këlcyrë, shtetasi K.S rreth 50 vjeç, është rrëzuar nga tarraca e banesës së tij. 

Menjëherë është transportuar për në spital por gjatë rrugës si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.