Moti i keq në Gjirokastër, mbi 20 cm niveli i ujit te rruga pranë Viroit (FOTO)

Situata në Gjirokastër nga reshjet e rëna gjatë 24 orëve të fundit vazhdon të jetë kritike. Liqeni i Viroit ka dalë nga shtrati duke përmbytur një pjesë të aksit Tepelenë-Gjirokastër. Emergjencat civile bëjnë thirrje që të evitohet kalimi në këtë rrugë. Vështirësia më e madhe është për automjetet me benzinë, të cilat mund të pësojnë defekte pasi të përshkojnë rrugën me ujë. Nga të dhënat e fundit mësohet se niveli i ujit në rrugë ka arritur në rreth 20 cm. Lokalet pranë Liqenit të Viroit ngjajnë si ishuj të vegjël, pasi janë rrethuar me ujë nga të gjitha anët.