Moti i keq në Gjirokastër, Viroi del sërish nga shtrati

Liqeni i Viroit ka dalë sërish nga shtrati gjatë ditës së sotme për shkak të reshjeve të shumta që ranë dy ditët e fundit. Kjo ka bërë që qarkullimi në këtë pjesë të rrugës Gjirokastër-Tepelenë të bëhet me vështirësi. Nëse reshjet do të vazhdojnë gjatë, situata pritet të përkeqësohet.