Moti i keq, pa energji elektrike Libohova, Dropulli, Zagoria dhe shumë fshatra të tjerë

Moti i keq me reshje intensive shiu në Gjirokastër gjatë ditës së sotme ka shkaktuar edhe probleme në furnizimin me energji elektrike.

Aktualisht ka ndërprerje të energjisë në disa lagje të qytetit, si ’18 Shtatori’, ‘Granica’, ‘Palortoja’ etj.

Mungesë të energjisë ka edhe në Libohovë, Dropull dhe shumë fshatra  të tjerë të Gjiokastrës.