Moti i keq, probleme në furnizimin me energji elektrike në Zagorie
January 7, 2017
Rreth 1800 punonjës të OSHEE-së janë angazhuar në terren për riparimin e avarive si pasojë e motit të keq me temperatura të ulëta dhe reshje bore e ngrica.
Aktualisht, rajonet më të prekura nga defektet vazhdojnë të jenë ai i Kukësit, i Burrelit, i Durrësit, i Shkodrës për shkak të motit të keq me reshje dëbore dhe erëra të forta.
Në tensionin e mesëm janë 17 fidera të stakuar për shkak të defekteve të shkaktuara nga moti i keq, pjesa dërrmuese e tyre në zona të thella malore.
Sa i përket rajonit të Gjirokastrës ka defekte pjesërisht në zonën e Zagories, ku niveli i dëborës është më i lartë dhe temperaturat shumë të ulëta. Elektricistët e OSHEE janë duke punuar në terren për riparimin e defekteve.