Moti i keq, zonat pa energji elektrike në qarkun Gjirokastër

Për shkak të motit të keq me reshje të dendura shiu në qarkun Gjirokastër ka probleme të furnizimit me energji elektrike në disa zona. Kështu mësohet se ndërprerje me orë të tëra të energjisë ka pasur në disa fshatra të Përmetit e Këlcyrës si Frashër, Piskovë, Malëshovë, Ballaban etj. Në Libohovë probleme më të shumta ka në zonën e Zagorisë ndërsa në Gjirokastër në zonën e Cepos. Sa i përket Tepelenës situata është më e rëndë në krahinën e Kurvelishit dhe Lopësit. Sa i përket Dropullit, ka ndërprerje të energjisë elektrike në Pogon dhe Njësinë e Dropullit të Poshtëm. Ekipet e OSHEE po punojnë në terren për normalizimin e situatës,